Lajme
9 Maji, nis fjalimi në Sheshin e Kuq, Putin: Po luftoni për sigurinë e Rusisë
Putin nis fjalimin në Ditën e Fitores, hedh akuza ndaj SHBA-së
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nisur fjalimin e tij për Ditën e Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës, përcjell albinfo.ch.
Putin iu drejtua ushtarëve rusë se tani po luftojnë për sigurinë e Rusisë si dhe ka uruar veteranët për ditën e ‘fitores’.
Në fjalën e tij Putin tha se NATO krijoi një kërcënim për kufijtë dhe nevoja për të luftuar ishte parandaluese.
“Në Kiev ata thoshin se mund të merrnin armë bërthamore dhe NATO filloi të eksploronte tokat afër nesh dhe kjo u bë një kërcënim i dukshëm për vendin tonë dhe për kufijtë tanë. Gjithçka na tregonte se ekziston nevoja për të luftuar”, tha Putin.
“Jemi krenarë për gjeneratën e fitimtarëve”
Putin tha gjithashtu se në fund të vitit të kaluar Perëndimi po përgatiste hapur një sulm ndaj Donbas dhe Krimesë. Ai madje akuzoi SHBA-në dhe “minionët e saj” për përshkallëzimin e rrezikut.
“Askush nuk do t’i harrojë mësimet e Luftës së Dytë Botërore që të mos ketë asnjë vend në botë për nazistët”.
Ata mbajtën gjithashtu një minutë heshtje. Putini më pas tha se humbjet ndaj forcave ushtarake të Rusisë janë “një tragjedi për të gjithë ne”, por “një humbje e pazëvendësueshme për familjet e tyre”.
Ai u uroi shërim të shpejtë ushtarëve dhe oficerëve të plagosur dhe tha se ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të ofruar “mbështetje për fëmijët e bashkëluftëtarëve të rënë”.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Thyhet krahu i vinçit: 29-vjeçari vdes në vendin e punës në Egg, Cyrih Me gjithë përpjekjet për ringjallje nga paramedikët, punëtori vdiq në vendngjarje... -
Kantoni i Cyrihut ul taksat – Ulja më e madhe në 20 vitet e fundit -
Kërkohet me peticion heqja e klasit të parë në transportin publik -
Një lehtësim i vogël për nxënësit e shkollave ndërkufitare -
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës












