Shkurt.ch
9 të lënduar në ndeshjen në mes të kombibusit dhe veturës
Të lënduarit, dy prej të cilëve rëndë, janë transportuar për në spitale me autoambulanca dhe me helikopter
Prokuroria Regjionale Oberland në Kantonin e Bernës dhe Policia Kantonale e Bernës njofton për një aksident të rëndë që ka ndodhur mbrëmë në Wimmis të Bernës, njofton sda.ch.
Nëntë persona kanë pësuar lëndime nga ndeshja frontale në mes të dy makinave në autostradë A6, transmeton albinfo.ch. Ata janë transportuar për në spitale me autoambulanca dhe me helikopter.
Mbetet e panjohur arsyeja përse kombibusi me tetë persona në të doli në kahun e kundërt të rrugës dhe me atë rast u ndesh me makinën që vinte në mënyrë të rregullt nga ana tjetër.
Dy të lënduar rëndë, njëri nga shoferët e automjetit me tetë udhëtarë ashtu si dhe shoferja e makinës tjetër, kanë qenë të ngujuar në makinat përkatëse dhe është dashur të angazhohen zjarrfikësit për nxjerrjen e tyre.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia












