Lajme
9 vjet burg për ish-kryeministrin kroat
Ish-kryeministri i Krocisë, Ivo Sanader është gjetur fajtor për shpërdorim të fondeve publike në shuma milionëshe
“Fimi Media” është një rast korrupsioni ku është përfshirë edhe ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader.
9 vjet heqje lirie është verdikti i një Gjykate kroate në Zagreb kundër Sanaderit.
Ish-kryeministri Sanader dhe partia e tij politike Unioni Demokratik Kroat akuzohen per devijim te me shume se 9 milione eurove, nga fondet publike, duke perdorur agjensine e marketingut, „Fimi Media“.
E tërë ngjarja ka ndodhur ndërmjet 2003-2009.
Më shume se 2 milionë euro pritet t’i konfiskohen ish kryeministrit kroat, nderkaq partia e tij do të paguaje një demshperblim prej 3 milionë eurosh.
Pos parave që janë në llogaritë e tij dhe të gruas, të vajzave të tij dhe të miqve, familjes Sanader do t’ju merren edhe veprat artistike të gjetura në shtëpi.
Ky eshte denimi i dytë për ish-kryeministrin kroat, Ivo Sanader. Ne vitin 2012 ai u dënua me 10 vjet burg, në shuma prej miliona eurosh.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla














