Kosova
9 vjet nga bllokimi i urës së Ibrit me “Parkun e Paqes”
Një ditë pas heqjes së barrikadës mbi urën kryesore të lumit Ibër në Mitrovicë, më 18 qershor 2014 sërish serbët e veriut bllokuan urën, me të ashtuquajturin “Parku i Paqes”.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, kishte thënë atëherë se veprimin për ribllokimin e urës po e merr në koordinim të plotë me qeverinë e Serbisë.
I pranishëm gjatë gjithë aksionit ka qenë edhe shefi i zyrës së qeverisë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, shkruan kosovapres.
Forca të shumta policore as nuk kishin tentuar të parandalojnë bllokimin. Ndërkohë, kryetari i pjesës veriore e ka ftuar atë të pjesës jugore, Agim Bahtirin, që pjesën tjetër të urës së Ibrit ta shndërrojë po ashtu në park.
“Parku i Paqes” është hequr dy vjet më vonë, konkretisht më 14 gusht të vitit 2016. Heqja është bërë pas implementimit të marrëveshjes nga dialogu Beograd-Prishtinë lidhur me urën në Mitrovicë, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Manifestim përkujtimor kombëtar KUSHTRIMI I LIRISË, edhe në Itali -
Shwyz: Komuna kundërshton ngritjen e një xhamie të shqiptarëve -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Shqipëri
Remitancat drejt Shqipërisë në rritje, pritet vit rekord me mbi 1 miliard euro
Jeta në Zvicër
-
Zjarri në Memorialin e Crans-Montana, policia fillon hetimet Autoritetet kanë hapur një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit... -
Gjykata mbështet ndalimin e shkollës për jo-rezidentët -
Universiteti i Cyrihut bën një zbulim të madh për viruset spitalore -
Grabitje banke në Erlinsbach, Solothurn, vidhen disa mijëra franga -
Pse kantoni i Aargaut mund të jetë vendi më i mirë për të jetuar në Zvicër











