Integrimi
90 mijë refugjatë në Austri, ose trefish më shumë se më 2014
Siç bëjnë të ditur autoritetet austriake për refugjatë, gjatë vitit që lam pas, në këtë vend kanë kërkuar azil 90 mijë refugjatë që është më shumë se sa trefishi i një viti më parë
Fluksi i madh i refugjatëve që kanë mësyrë gjatë vitit 2015 Evropën Perëndimore, e ka pasur Austrinë si njërën ndër pikëndalesat e mëdha. Kështu, siç bëjnë të ditur autoritetet austriake për refugjatë, gjatë vitit që lam pas, në këtë vend kanë kërkuar azil 90 mijë refugjatë që është më shumë se sa trefishi i një viti më parë. Kështu shkruajnë mediet austriake, duke iu referuar njoftimit nga Ministria e Brendshme e vendit.
Sikurse dhe në Gjermani, edhe në Austri numrin më të madh të kërkuesve të azilit gjatë vitit 2015 e përbëjnë sirianët dhe afganët me nga 25.000 veta, transmeton albinfo.ch. Pas tyre vijnë shtetasit e Irakut, me 13.500 kërkesa.
Në krahasim me numrin e banorëve që ka Austria (8.5 milionë) ajo gjatë vitit të kaluar ka strehuar proporcionalisht më së shumti refugjatë, pas Suedisë dhe Gjermanisë.
Në vitin 2014 në Austri ishin bërë vetëm kërkesa azili.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë Komuna e Crans-Montana ka vendosur të ndajë 1 milion franga zvicerane në mbështetje të viktimave të... -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë













