Shqipëria
92% e studentëve të Mjekësisë dëshirojnë të largohen nga Shqipëria
Gati 92% e studentëve të Mjekësisë kanë shprehur dëshirën për t’u larguar nga Shqipëria
Mjekët e ardhshëm, po largohen nga Shqipëria. Nuk kemi arsye të qëndrojmë në Shqipëri, por kemi shumë arsye të shkojmë jashtë, thonë ata.
Sipas një raporti të Qendrës për Studime Sociale dhe Ekonomike, gati 92% e studentëve të Mjekësisë kanë shprehur dëshirën për t’u larguar nga Shqipëria.
Malbor Duka është një 26 vjeçar që ka përfunduar studimet për Mjekësi e Përgjithshme, dhe aspiron të specializohet në Kirurgji.
“Sapo përfundova studimet në Mjekësi e Përgjithshme dhe punoj në një spital privat si asistent I një mjeku kirurg. Çdo ditë e më shumë po gjendem përballë një dileme, nëse duhet të qëndroj në vendin tim në këtë ambient këtu, apo të drejtohem drejt një vendi perëndimor. Sigurisht që po vë shumë gjëra në pershore. E para janë arsyet ekonomike, paga. Mjekët në Shqipëri janë ndër më pak të paguarit në Ballkan. Arsyeja e dytë është mangësia e zhvillimit të mëtejshëm profesional. Ekspozimi ndaj dhunës verbale dhe fizike, pasiguria në punë dhe presioni i vazhdueshëm politik, imazhi negativ i bluzave të bardha dhe opinion i keq i publikut për ta. Argument tjetër është legjislacioni, pasi Shqipëria renditet ndër vendet që kanë numrin më të lartë të mjekëve të dënuar në raport me popullsinë. Madje e ka disafish më të lartë edhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shprehet ai, raporton TCH, përcjell albinfo.ch.
“Kushtet e këqija të punës, puna më orare të zgjatura, mungesa e pajisjeve diagnostikuese, mungesa e medikamenteve. Të gjitha këto janë arsye, që mua më bëjnë ta konsideroj largimin nga Shqipëria. Ndërkohë që arsyet që më bëjnë ta mendoj qëndrimin këtu, janë padyshim familja ime, dhe pjesa që unë jam një patriot dhe e dua vendin tim. Nëse do të ishte për zgjedhjen time të lirë, absolutisht që do të doja të jepja kontributin tim dhe të shërbeja në vendin tim. Çdo ditë e më shumë e mendoj largimin nga Shqipëria.
Gjuhën gjermane, ndërkohë e kam studiuar prej disa vitesh dhe jam njohës i mirë i saj, pasi Gjermaninë e konsideroj si një opsion shumë të mirë për të vazhduar specializimin. Tanimë edhe njerëzit tanë të afërm, familjarët vetë na thonë që të ikim nga Shqipëria, pasi e shohin si një vend, që nuk të ofron më asgjë”, shprehet Malbor Duka, Student Mjekësie.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud













