Shkurt.ch
Bartja e këmishës zvicerane “provokim racist”?
Problemi është dramatizuar pasi që JSVP ka kërkuar nga zviceranët që në shkollë ose në punë të shkojnë me këmishat tradicionale "Edelweis"
Një mësuese në një fshat të Kantonit të okim nuk i ka lejuar të hynin në shkollë dhjetë nxënës që kishin veshur këmisha tradicionale zvicerane, të njohura si «këmisha edelweis», që zakonisht i bartin mundësit (Schwinger), si transmetues tipikë të traditave zvicerane.
Sipas mësueses në fjalë, bartja e kësaj këmishe në formë aksioni, përbën provokim dhe shpreh tendencë raciste dhe ksenofobike. Nga ana tjetër, nxënësit kembëngulin se ata vetëm kanë dashur të tregonin se janë «zviceranë krenarë dhe patriotë».
Siç ka shkruar gazeta «Sonntags-Zeitung», ky aksion i të rinjve zviceranë ka marrë shkas nga një konflikt në mes tyre dhe moshatarëve me prejardhje nga Ballkani. Këta të fundit, shkruan gazeta, jane shprehur me nënçmim lidhur me muzikën popullore zvicerane, transmeton albinfo.ch.
Drejtori i shkollës nuk pajtohet as me aksionin e nxënësve dhe as me reagimin e mësueses, e cila, së fundi edhe vetë ka pranuar, sipas tij, se reagimi i saj ka qenë i tepruar.
Ndërkaq, problemi është politizuar dhe dramatizuar pasi që në të janë përfshirë edhe të rinjtë e SVP-së (JSVP). Në një afishe që ka publikuar në facebook mbrëmjen e të dielës,
SVP-ja e të rinjve ka shkruar për «një botë të kthyer përmbys»: nga njëra anë Gjykata Federale u lejon vajzave myslimane të bartin në shkollë shaminë e kokës e nga ana tjetër zviceranëve nuk u lejohet bartja e këmishave tradicionale. Kjo, për JSVP është «urrejtje e papërmbajtshme ndaj zviceranëve».
Për më tepër ajo shkon një hap më tej, duke kërkuar përmes rrjetit të facebook-ut nga të gjithë të rinjtë dhe të rriturit që në shkollë ose në punë të shkojnë me këmishat në fjalë, përcjell albinfo.ch. Pastaj ata duhet të bëjnë fotografi nga vendi i punës ose shkolla ku duken me këto këmisha si dhe t`i postojnë ato në adresë të JSVP.
Një aksion të ngjashëm e kishte bërë JSVP edhe me rastin e një ndalimi të këmishës «edelweis» në një shkollë të Lucernit, në fillim të vitit 2015.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil









