Fun
10 kompanitë më të vlefshme në botë, janë amerikane
Kompania që ka vlerën më të lartë të bursës në botë, është «Apple». Kompania zvicerane "Roche" është ranguar në vendin e 13-të
Shumica e madhe e kompanive më të vlerësuara në botë janë nga SHBA. Madje në mesin e dhjetë me të vlerësuarave nuk hyn asnjë kompani që nuk është nga SHBA-ja.
Matur sipas vlerës në bursë, kompania më e vlefshme në botë, është «Apple». Menjëherë pas saj vijnë kompanitë tjera amerikane, gjegjësisht: «Alphabet», «Microsoft»; “Berkshire Hathaway”, “Exxon Mobil”, “Amazon.com”, “Facebook”, “General Electric”, “Johnson&Johnson” dhe “Wells Fargo”.
Ndërsa kompanite evropiane mbeten shumë mbrapa në krahasim me ato amerikane, konstaton Ndërmarrja këshillëdhënëse EY (më parë e quajtur «Ernst&Young»), e cila e ka bërë rangimin.
Kompania zvicerane e ranguar më së larti është koncerni farmaceutik Roche, në vendin e 13-të. Në vazhdim, në vendet 14 dhe 16 vijnë edhe dy kompani zvicerane, gjegjësisht Nestle në vendin e 14-të dhe Novartis në të 16-tin.
Është interesante se Zvicra e vogël është e katërta në botë për nga vlera e kompanive të veta. Ajo vjen në radhë pas SHBA-së, Kinës dhe Britanisë së Madhe.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih













