Kosova
Ipeshkvi Dodë Gjergji në Meshën e Pashkëve bën thirrje për paqe dhe përgjegjësi
Nën udhëheqjen e Ipeshkvit Dodë Gjergji, në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë është zhvilluar Mesha solemne e Pashkëve.
Festa e besimtarëve katolikë u shoqërua me thirrje për reflektim shpirtëror, dashuri dhe pajtim, si dhe për ripërtëritje të shpresës në mesin e familjeve shqiptare.
Gjatë fjalimi të tij, Ipeshkvi Gjergji u bëri thirrje liderëve politikë në vend që të tregojnë përgjegjësi në ushtrimin e detyrave të tyre, me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë, teksa u lut për ndaljen sa më të shpejtë të luftërave në botë dhe për mbizotërimin e paqes dhe qetësisë.
“I ftojmë edhe autoritetet politike të vendit tonë që të jenë më të ndërgjegjshëm për kohën të cilën jetojmë, por më të përgjegjshëm për detyrat dhe përgjegjësitë që të ruhet stabiliteti dhe siguria ashtu që të gjithë të kenë aftësinë, guximin dhe zotësinë për dialog me njeri-tjetrin dhe të respektojmë të kaluarën sikur që duhet të ndërtohet e ardhmja…Ta kujtojmë (të lutemi për paqe) paqen në botë. Dashtë Zoti që sa më parë të ndalohet zhurma dhe krisma e armëve që të ngadhënjejë qetësia”, theksoi Dodë Gjergji, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër Bashkatdhetarëve u kërkohet që zarfet me fletëvotime të mos i dërgojnë në ambasadë apo konsullata... -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













