Lajme
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë!
Pak minuta para fillimit të ndeshjes së madhe të 1/8-ave të Kupës së Botës kundër Kolumbisë, trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka zyrtarizuar formacionin titullar, duke sjellë një surprizë të madhe për mesfushën e “Natit”, ttansmeton albinfo.ch.
Për shkak të dëmtimit të papritur në gju të yllit të ri Johan Manzambi, trajneri ka vendosur t’i besojë talentit shqiptar Ardon Jashari, i cili do të startojë nga minuta e parë në mesfushë krah kapitenit legjendar Granit Xhaka.
Kjo lëvizje krijon një dyshe të fortë shqiptare në zemër të formacionit zviceran, të cilët do të kenë detyrën e vështirë për të diktuar lojën përballë një Kolumbie tejet agresive dhe me yje si James Rodríguez e Luis Díaz.
Përveç aktivizimit të Jasharit, Yakin ka bërë edhe një ndryshim tjetër duke futur Fabian Rieder në vend të Ruben Vargas, i cili po ashtu nuk është në gjendje 100% fizike. Mbrojtja udhëhiqet nga Manuel Akanji, ndërsa Denis Zakaria do të rreshtohet sërish si mbrojtës i djathtë.
Nga ana tjetër, Kolumbia ka humbur sulmuesin Córdoba për shkak dëmtimi, dhe vendin e tij e ka zënë Luis Suárez, bomberi i ligës portugeze.
Formacioni Zyrtar i Zvicrës:
Portier: Gregor Kobel
Mbrojtës: Denis Zakaria, Nico Elvedi, Manuel Akanji, Ricardo Rodríguez
Mesfushorë: Ardon Jashari, Granit Xhaka (C), Remo Freuler
Sulmues: Dan Ndoye, Breel Embolo, Fabian Rieder
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve Zvicra po përballet me një valë të re të nxehti ekstrem, me temperatura që pritet të... -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit













