Botërori 2026
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi
Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe Kolumbisë, e vlefshme për fazën e 1/8 të finales në Kampionatin Botëror 2026. Në stadiumin “BC Place” të Vancouverit, 45 minutat e para dhuruan një betejë të jashtëzakonshme taktike dhe raste të pastra nga të dyja kampet, transmeton albinfo.ch.
Ndeshja nisi me një atmosferë “rrethekuese” për helvetikët, pasi tifozët kolumbianë kishin thyer parashikimet duke mbushur shkallët e stadiumit. Për më tepër, trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, u përball me një goditje të rëndë pak para ndeshjes, pasi ylli i skuadrës Johan Manzambi u dëmtua në gjunjë, duke detyruar aktivizimin e Ardon Jasharit dhe Fabian Rieder nga minuta e parë.
Rastet kyçe dhe tensioni në fushë
Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe me Zvicrën që tentoi të bënte presion që në fillim, por Kolumbia gradualisht mori kontrollin e lojës.
Minuta 21′ (Super-Kobel): Kolumbia krijoi rastin më të pastër të ndeshjes. Pas një aksioni të shpejtë, Puerta lëshoi një goditje të rrezikshme me hark nga 16 metra, por portieri zviceran Gregor Kobel bëri një pritje spektakolare duke e shpëtuar portën. Menjëherë pas këtij rasti, gjyqtari akordoi një pushim të shkurtër për të pirë ujë për shkak të temperaturave të larta.
Minuta 30′ – 32′ (Zvicra zgjohet): Pas një gabimi në mbrojtjen kolumbiane, Fabian Rieder tentoi me të majtën brenda zonës, por portieri veteran Camilo Vargas reagoi saktë. Dy minuta më vonë, Dan Ndoye provoi me një goditje të ulët, por sërish pa rezultat.
Minuta 40′ (Rreziku nga Diaz): Ylli i Bayern Munich, Luis Diaz, tentoi një goditje akrobatike “gërshërë” brenda zonës zvicerane, por Denis Zakaria largoi topin me kokë në momentin e fundit.
Statistikat e Pjesës së Parë:
Zotërimi i topit: Zvicra 51% – 49% Kolumbia
Goditje në portë: Zvicra 2 – 1 Kolumbia
Goditje nga këndi: Zvicra 1 – 4 Kolumbia
Faulle: Zvicra 7 – 6 Kolumbia
Gjithçka mbetet e hapur për 45 minutat e dytë.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve Zvicra po përballet me një valë të re të nxehti ekstrem, me temperatura që pritet të... -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër?












