Shkurt.ch
2015, vit rekord për numrin e lindjeve në Zvicër
Në grupin e spitaleve të Bernës (Inselspital) ka pasur një ngritje prej 14 për qind të numrit të lindjeve në krahasim me vitin paraprak, i cili edhe ashtu ishte vit rekord deri atëherë
Viti që lamë pas ka qenë vit rekord në Zvicër jo vetëm për nga ditët me diell dhe temeperaturat e larta. Edhe numri i lindjeve të regjistruara në spitalet zvicerane gjatë vitit 2015 e bën këtë vit të dallohet nga vitet tjera.
Në shumë nga spitalet e lindjes janë regjistruar numra rekordë të foshnjave të ardhura në jetë. Kështu ka qenë në Inselspital të Bernës, në Spitalin Universitar të Gjenevës (ku janë regjistruar 4142 lindje) në atë të Bazelit, të Thunit etj. Sa i përket spitalit të përmendur të Bazelit, aty gjatë vitit të kaluar kanë parë dritën 2519 fshnja ose më së shumti në 43 vitet e fundit.
Në grupin e spitaleve të Bernës (Inselspital) ka pasur një ngritje prej 14 për qind të numrit të lindjeve në krahasim me vitin paraprak, i cili edhe ashtu ishte vit rekord deri atëherë. Janë shënuar pra 2313 lindje brenda vitit. Edhe sa u përket binjakëve dhe trenjakëve, vit 2015 përbën rekord. Në spitalet e përmendura të Bernës janë realizuar 118 lindje binjakësh dhe 11 trenjakësh.
Ndërsa nga spitalet si ai i Solothurnit apo i Oltenit bëhet e ditur se numri i lindjeve është më i madhi nga viti 2006.
Emrat me të cilët i kanë pagëzuar prindërit më së shpeshti fëmijët e tyre kanë qenë: Elena, Mia, Anna dhe Sophie püer vajzat ndërsa Liam, Ben dhe Dario për djemtë.
Mosha mesatare e nëave që kanë lindur fëmijë gjatë vitit 2015 ka qenë, sikur dhe më parë, rreth të tridhjetave.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga Parlamenti Evropian ka miratuar të martën (7 korrik 2026) një reformë të madhe që ndryshon rrënjësisht... -
Rrezikohen orët e edukatës fizike -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit











