Sport
Alban Pnishi “Sportist i Vitit 2015” në regjionin Freiamt
Ai ka fituar një numër rekord votash krahasuar me zgjedhjen e sportistit të vitit, në vitet e kaluara. Për Pnishin kanë votuar 1126 veta, ose 22.3%
Futbollisti Alban Pnishi, i cili luan në superligën zvicerane për GC të Cyrihut, është zgjedhur Sportist i Vitit 2015 në regjionin Freiamt të kantonit Aargau, ku jeton dhe ku ka bërë hapat e parë në karrierën e futbollit.
Një juri profesionale i ka dhënë më së shumti pikë Albanit, dhe ky qëndrim i jurisë është mbështetur edhe nga publiku, shkruan wohleranzeiger.ch. Për më tepër, i përzgjedhuri i përfaqësueses kosovare ka fituar një numër rekord votash krahasuar me zgjedhjen e sportistit të vitit, në vitet e kaluara, transmeton albinfo.ch. Për Pnishin kanë votuar 1126 veta, ose 22.3% të të gjithë votuesve ndërsa rekordi i deritashëm ka qenë 1078.
Në vendin e dytë pas tij vjen shenjtari Rafael Bereuter dhe në të tretin, hendbollisti Manuel Frey.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












