Shkurt.ch
Sulmet në Këln, suspendohet shefi i policisë
Shefi i Policisë së Këlnit është suspenduar pas akuzave se ka fshehur të dhëna për sulmet natën e Vitit të Ri. Ministri i Brendshëm i Landit tha se pret detaje të tjera nga hetimi javën e ardhshme.
Shefi i Policisë së Këlnit, Wolfgang Albers, u lirua përkohësisht nga detyrat e tij. Këtë ua njoftoi në Dyseldorf gazetarëve ministri i Brendshëm i Landit të Renanisë Veriore- Vestfalisë, Ralf Jäger. Ministri i Brendshëm tha se ai kishte folur personalisht me Albersin dhe se shefi i policisë kishte treguar “shumë mirëkuptim”. Vendimi zyrtar u mor pak pasi policia u kritikua për paaftësinë e saj për të parandaluar rreth 1000 vetë nga zhvatja dhe ngacmim seksual të grave në stacionin qendror të trenit në Këln, më 31 dhjetor.
Zyrtarët e policisë do të zhvillojnë tani hetime për të hetuar incidentet e 31 dhjetorit dhe të nxjerrin “përfundimet e nevojshme”, tha Jägeri.
Autoritetet po vlerësojnë gjithashtu edhe rreth 350 orë regjistrim me videokamera. Rreth 1000 vetë raportohet se u mblodhën në stacionin qendror të Këlnit natën e ndërrimit të viteve.
Ata u ndanë në grupe të vogla dhe grabitën dhe sulmuan seksualisht femra. Ngjarje të ngjashme në një shkallë më të vogël ndodhën edhe në Hamburg dhe në Shtutgart, raporton DPA, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih













