Integrimi
“Avokati” shqiptar u jep para me fajde dhe i kërcënon bashkatdhetarët në Zvicër
Kur borxhlinjtë vonoheshin t`ia kthenin huanë me kamatë (20%) «avokati» sot 52 vjeçar fillonte me kërcënime duke i ballafaquar viktimat e veta me njerëz të krimit
Një këshilltar juridik shqiptar me prejardhje ga Kosova është dënuar sot nga Gjykata e Qarkut në Dietikon (Kantoni i Cyrihut) me 20 muaj burg me kusht, për tre vjet kohë prove.
Akuza e ngarkonte atë se përgjatë disa viteve ka ushtruar një sistem kërcënimi dhe shantazhi, të ngjashëm me fajdet, ndaj klientëve të tij.
Ai u jepte hua në mënyrë «zemërgjerë» bashkatdhetarëve të tij, kryesisht hotelierë, të ndodhur ngushtë dhe me borxhe.
Por këto hua ai ua jepte me kamatë të lartë, prej 20 për qind.
Ndërsa kur borxhlinjtë vonoheshin t`ia kthenin huanë me kamatë, «avokati» sot 52 vjeçar e tregonte fytyrën e tij të vërtetë, shkruan limmattalerzeitung.ch. Ai fillonte me kërcënime duke i ballafaquar viktimat e veta me njerëz të krimit dhe të dhunshëm, transmeton albinfo.ch. Ata u hynin viktimave në mënyrë të dhunshme në lokale duke i kërcënuar, ndërsa njëri prej tyre në një rast edhe i kishte drejtuar revolen njërës nga viktimat.
Me këtë «sistem» personi në fjalë, deri në arrestimin e tij në fillim të vitit 2009 nga tre viktima të tij kishte nxjerë rreth gjysmë milioni frranga.
Në gjykim, këshilltari juridik tashmë me shtetësi zvicerane ka komunikuar përmes një përkthyesi të gjuhës shqipe (!)
Prokurori kishte kërkuar një dënim pakusht prej tri vite e gjysmë burg. Ai e kishte fajësuar shqiptarin pos tjerash edhe për krijimin e një «shoqërie paralele me ligje të veta».
I akuzuari, në gjendje të rëndar shëndetësore ka hedhur poshtë akuzat duke i cilësuar ato si «komplot të bërë nga bashkatdhetarët e tij xhelozë», percjell albinfo.ch.
Por trupi gjykues megjithatë i ka gjetur disa pika në të cilat dëshmohet përfitimi i parave me kërcënim nga ana e «avokatit».
Lidhur me kërkesat financiare që dy të dëmtuar kanë ndaj të dënuarit, do të vendosë një gjyqtar civil. Ndërsa Gjykata e Qarkut në Dietikon ka konstatuar se janë 338 mijë franga të konfiskuara, të cilat do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve procdurale dhe zhdëmtimin e viktimave.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga Parlamenti Evropian ka miratuar të martën (7 korrik 2026) një reformë të madhe që ndryshon rrënjësisht... -
Rrezikohen orët e edukatës fizike -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit














