Shkurt.ch
Lehtësohet adoptimi i fëmijëve në partneritet
Edhe çftet që jetojnë në konkubinat dhe ato me partnerë të gjinisë së njëjtë do të kenë të drejtë të bëjnë adoptimin e fëmijëve të partnerit/partneres
Në të ardhmen, adoptimi i thjeshtërve (fëmijëve të partnerit/partneres) do të jetë i mundur jo vetëm për bashkëshortët e kurorëzuar por edhe për partnerët që janë në lidhje tjera, alternative.
Komisioni juridik i Dhomës së Kantoneve ka votuar me 7 vota pro, 3 kundër dhe një abstenim që edhe çiftet që jetojnë në konkubinat dhe ato me partnerë të gjinisë së njëjtë (homoseksualë) do të kenë të drejtë të bëjnë adoptimin e fëmijëve të partnerit/partneres, raporton srf.ch.
Ndryshimi i ligjit duhet të sigurojë që në fokus të jetë mirëqenia e fëmijës, thuhet në njoftimin e bërë nga komisioni në fjalë. Ligji më tutje do të mundësojë që mosha minimale e lejuar e atij që adopton fëmijët e partnerit/es të zbritet nga 35 vjet sa ka qenë deri tash në 28 vjet, rekomandon komisioni i përmendur, transmeton albinfo.ch.
Por ligji po ashtu siguron që fëmija, pavarësisht nga aftësia për gjykim (pjekuria, mosha) duhet të pyetet ose të dëgjohet, para se të bëhet adoptimi.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga Parlamenti Evropian ka miratuar të martën (7 korrik 2026) një reformë të madhe që ndryshon rrënjësisht... -
Rrezikohen orët e edukatës fizike -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit










