Sport
Enis Alushi, futbollist i vitit në Kosovë
Anëtari i skuadrës St Pauli në Bundesliga 2, Enis Alushi, është shpallur futbollisti më i mirë kosovar për vitin 2015, sipas FFK-së. Përveç medieve shqiptare, për këtë çmim të fituar kanë shkruar edhe mediet gjermane, respektivisht sport1.de.
Federata e Futbollit e Kosovës në hotel “Emerald” me një ceremoni ka bërë shpalljen e laureatëve për vitin 2015., ku ishin të pranishëm shumë personalitete të larta nga jeta politike e sportive e Kosovës, kryetarë e përfaqësues të federatave mike dhe mysafirë të shumtë. Të pranishmit i ka përshëndetur dhe u ka uruar mirëseardhje kryetari i FFK-së, z. Fadil Vokrri.
Alushi ishte në konkurrencë së bashku me lojtarët e tjerë të Kosovës, si Bernard Berisha, Fanol Perdedaj, Besar Halimi e Alban Pnishi, por shumica e votave shkuan për Alushin.
Bashkëshorti i futbollistes shqiptare në Gjermani, Fatmire Alushi, u nderua me këtë çmim të shtunën në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih












