Shkurt.ch
Lirohet me kusht nga dënimi me burg të përjetshëm, vret sërish
Lirimi pas mbajtjes së 15 viteve burg, i një të dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë në Kantonin e Solothurnit ka ngjallur polemika në mediet zvicerane. Sipas ekzekutivit të këtij kantoni, gjihçka ka shkuar në mënyrë korrekte, shkruan nzz.ch. Nuk ka pasur kurrfarë indikacioni se personi në fjalë mund të bëhet recidivist gjegjësisht të perfshihet në vrasje tjera.
Të gjitha ekspertizat kanë dhënë të njëjtin përfundim.
Bëhet fjalë për një person i cili në vitin 1994 kishte vrarë dy veta në kantonin e Solothurnit. Edhe pse qe dënuar me burg të përjetshëm, kur i kishte mbushur 15 vjet burg ai ishte liruar me kusht nga gjykata, transmeton albinfo.ch. Por pasi që ministria e brendshme e kantonit kishte refuzuar, lirimi i tij qe shtyrë deri në vitin 2011.
Ndërkaq, më 12 nëntor të vitit 2015, rreth katër vjet pas lirimit ai sërish është implikuar në një krim. Personi sot 61 vjeçar dyshohet se ka therur një grua 64 vjeçare në Frenkendorf. Por hetimet nuk janë përmbyllur.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga Parlamenti Evropian ka miratuar të martën (7 korrik 2026) një reformë të madhe që ndryshon rrënjësisht... -
Rrezikohen orët e edukatës fizike -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit











