Kultura
“Romancë e hidhur” shfaqet në muajin shkurt edhe në Zvicër
Më 5 shkurt 2016 në Winterthur të Zvicrës shfaqet premiera e filmit “Romancë e hidhur” e regjisorit shqiptar, Valton Jakupi.
Pas suksesit të premierës në tetor të vitit të kaluar në Bujanoc, filmi “Romancë e hidhur” i regjisorit Valton Jakupi do të shfaqet edhe në Zvicër. Më 5 shkurt 2016, me fillim nga ora 19:30, në 303të Zvicrës të gjithë dashamirët e artit dhe skenës kinematografike do të mund të kalojnë çaste të këndshme me krijimtarinë kinematografike të shqiptarëve në diasporë.
Regjisori i njohur shqiptar në Zvicër, Valton Jakupi, pret që edhe në premierën e filmit në Zvicër të ketë suksesin e merituar.
“Suksesin që e kishte premiera e këtij filmi në Bujanoc, bëri që të na vijnë kërkesa të shumta për ta shfaqur edhe në diasporë, veçanërisht në Zvicër, ku përveç se ka numër të madh të shqiptarëve, edhe pjesa më e madhe e xhirimeve janë bërë në Zvicër. Ne jemi të bindur se më 5 shkurt në Winthertur salla ku do të shfaqet filmi “Romancë e hidhur” do të jetë e stërmbushur, ashtu siç ishte edhe në Bujanoc. Ky është filmi i parë shqiptar me një temë të tillë interesante dhe aktuale te kombi ynë”, ka thënë për albinfo.ch regjisori Jakupi.
“Romanca e hidhur” është film i metrazhit të gjatë, i kinoproduksionit “International Europe London Swiss” dhe Theater Antika Switzerland.
Adresa ku do të mbahet premiera e filmit është: Hotel Töss. Zürcherstrasse 106 8406 Winthertur. Organizator i shfaqjes së këtij filmi është Agim Sylejmani.
Filmi “Romanca e hidhur” është xhiruar vitin e kaluar në Zvicër. Në këtë film, regjisori iu ka dhënë hapësirë studentëve shqiptarë të Akademive të ndryshme të Kosovës dhe Zvicrës që të shfaqin talentin e tyre artistik.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit05 Shkurt 2016
- Ora19:30
- LokacioniWinterthur
- Data e përfundimit18 Dhjetor 2025 - 4:46
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA











