Lajme
Austria, me ushtarë në Maqedoni për të ndalur fluksin e refugjatëve
Austria është në favor të përforcimit të kontrolleve kufitare përgjatë rrugës ballkanike të refugjatëve dhe i ofron Maqedonisë mbështetjen me ushtarët e vet
Austria po e shqyrton mundësinë që në përballjen me krizën e refugjatëve të angazhojë edhe ushtarët e saj në vende të jashtme.
Siç ka deklaruar ministri austriak i mbrojtjes, Hans Peter Doskozil, “Austria është në favor të përforcimit të kontrolleve kufitare përgjatë rrugës ballkanike të refugjatëve, shkruan dpa.de. Në këtë kontekst, ajo i ofron Maqedonisë mbështetjen me ushtarët e vet.
Këtë deklarim Doskozil e ka bërë në prag të konferencës për krizën e refugjatëve që është mbajtur dje në Vjenë me ministrat e brendshëm dhe të jashtëm të nëntë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Aktualisht, një delegacion i dërguar nga Ministria e Mbrojtjes ndodhet në vend të ngjarjes, për të sqaruar këtë preokupim me autoritetet maqedonase, transmetonalbinfo.ch.
Maqedonia ka një rol kyç në planet austriake për të penguar fluksin e refugjatëve drejt Evropës Perëndimore.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira











