Kultura
Filmi në gjuhën turke “Köpek”, prodhimi më i mirë zviceran i vitit
Filmi «Köpek» ishte nominuar për pesë kategori ndërsa është shpallur fitues në tri prej tyre
Të premten në Cyrih është mbajtur solemniteti i ndarjes së çmimeve për filmat më të mirë zviceranë të vitit.
Filmi më i mirë artistik i Zvicrës për vitin 2015 është zgjedhur filmi në gjuhën turke «Köpek» i regjisores zvicerane-turke, Esen Isik. Bëhet fjalë për një film të angazhuar politikisht, që flet kundër diskriminimit të pakicave seksuale dhe të tjera, në Turqi.
Regjisorja Isik, për të cilën ky film është debutim në zhanrin e filmit të gjatë artistik ka fituar vite më parë trofeun për një film të saj të shkurtër artistik.
Filmi «Kopek» ishte nominuar për pesë kategori ndërsa është shpallur fitues në tri prej tyre. Ky film ka qenë i vetmi në konkurrencë, i cili është realizuar jashtë Zvicrës.
Konkurrent kryesor i filmit «Köpek» ka ene komedia «La vanitte e regjisorit Lionel Baier, film ky në gjuhën frënge, i nominuar në katër kategori. Çmimet i kanë fituar dy aktorë të këtij filmi: Patric Lapp është shpërblyer si aktori më i mirë ndërsa Ivan Georgiev si aktori më i mirë në rolet episodike.
Në kategorinë e filmit dokumentar ka fituar po ashtu filmi i një regjisori debutues, gjegjësisht «Above and Below» i regjisorit Nicolas Steiner. Ky film ka fituar po ashtu edhe çmimin për montazhin më të mirë.
Çmimin për vepër jetësore e ka fituar kameramani 71 vjeçar nga Tesina, Renato Berta. Ai, gjatë karrierës së tij ka xhiruar filma bashkë me regjisorë të shquar si Jean-Luc Godard, Alain Tanner etj. Kameramanit Berta, çmimin i aka dorëzuar ministri federal i kulturës, Alain Berset.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira














