Lajme
Ministri Murati takon kryetarin e qytetit Melk, dakordohen për projekte të përbashkëta
Ministri i Diasporës, Valon Murati, u prit nga kryetari i qytetit Melk në Austri, z. Tomas Widrich, si dhe takoi Asociacionin e Studentëve dhe të Rinjve të Austrisë, së bashku me shoqatat e diasporës shqiptare në këtë shtet.
Me kryetarin e qytetit të Melkut ministri Murati u dakordua për organizimin e olimpiadës për fëmijë në këtë qytet. Pjesëmarrës të kësaj olimpiade do të jenë fëmijët shqiptarë që ndjekin mësimin e gjuhës shqipe në vendet si Austria, Gjermania, Zvicra, Italia si dhe vende të tjera, fëmijë nga Kosova dhe Shqipëria si dhe bashkëmoshatarët e tyre austriakë nga qyteti Melk.
Ky aktivitet që është nismë e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Vjenë, do të jetë organizim i përbashkët me qytetin e Melk, Ministrisë së Diasporës dhe Konsullatës së Kosovës në Vjenë, duke përfshirë edhe Ministritë e Arsimit të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Ministri Murati pas takimin me kryetarin e qytetit vizitoi edhe hapësirën ku planifikohet të mbahet olimpiada, e cila do të organizohet më 20 deri më 22 maj, ndërsa numri i pjesëmarrësve pritet të jetë rreth 120 fëmijë.
Në Vjenë, ministri Murati u takua edhe me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Roland Bimo, me të cilin u diskutua rreth bashkëpunimit në sensibilizimin për mësimin e gjuhës shqipe, ruajtjen dhe kultivimin e identitetit shqiptar si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet diaspora shqiptare në Austri.
Delegacioni nga Kosova u takua edhe me Asociacionin e të Rinjve dhe Studentëve të Austrisë, me të cilët u diskutua për avancimin e bashkëpunimit dhe projektet e ardhshme të përbashkëta me Ministrinë e Diasporës, ndërsa në qytetin Baden u realizua një takim me shoqatën “17 shkurti” dhe “2 korriku” për mobilizim të gjithëmbarshëm në fuqizimin e shkollës shqipe, procesin e hartimit të regjistrit të diasporës dhe mërgatës si dhe bashkëpunimin në shumë aktivitete në të ardhmen, duke njohur kapacitetin e madh intelektual, kulturor dhe ekonomik që në vazhdimësi po e krijon diaspora shqiptare.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












