Oficerët, kundër mbajtjes së armëve në shtëpi
"Nuk ka argumente që nga aspekti ushtarak do të justifikonin mbajtjen e armëve në shtëpi" thonë një grup oficerësh
Një numër oficerësh aktivë dhe ish oficerësh kanë dalë sot publikisht në përkrahje të iniciativës “Për mbrojtje nga dhuna e armëve”, të iniciuar nga SP dhe organizata të ndryshme pacifiste.
Ata po ashtu u janë drejtuar medieve në Bernë, duke mbështetur argumentet e tyre në favor të iniciativës, për të cilën do të vendoset më 13 shkurt në referendum.
“Nuk ka asnjë arsye që nga aspekti ushtarak do të justifikonte mbajtjen e armëve në shtëpi”, citon news.ch oficerët një komunikatë të oficerëve drejtuar opinionit.
“As për rastet e mobilizimit dhe as për qitjen e obligueshme me armë, nuk ka ndonjë arsye serioze për mbajtjen e armëve në shtëpi”, ka thënë Urs W. Honegger, një ish komandant kompanie.
Nga ana tjetër, sipas oficerëve në fjalë, mos mbajtja e armëve të shërbyesve ushtarakë në shtëpitë e tyre zvogëlon rrezikun nga aktet e dhunës dhe vjedhjet.
E-Diaspora
-
Rama në Samitin e Diasporës: Shqipëria nuk kërkon më ndihmë, por partneritet nga diaspora Kryeministri Edi Rama deklaron se vendi është në një proces të madh transformimi drejt objektivit Bashkimi... -
Miss Amerika 2025 merr pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Blerta Basholli i sfidoi 1050 filma nga 106 vende të botës -
Bernë
Shqipe Sylejmani me lexim letrar në Bernë -
Hoxha takon në Tiranë deputetin shqiptar në Suedi, Arbër Gashin
Jeta në Zvicër
-
Aksident i rëndë në A3 pranë Urdorfit, disa të plagosur dhe autostrada e bllokuar Në aksin Autostrada A3 në Urdorf është regjistruar një përplasje e rëndë mes një veture dhe... -
Fribourgu prezanton plan veprimi për mbështetjen e sektorit të qumështit -
Xhamia e madhe në St. Gallen: Skepticizëm, por edhe shpresë për dialog -
Pse Zvicra po ngrohet më shpejt se shumica e vendeve në botë? -
Zvicra ka ulur emetimet e gazrave serrë me 27% që nga viti 1990












