Shkurt.ch
Zvicra bllokon kontot e ish-presidentit tunizian
Micheline Calmy-Rey ka deklaruar se edhe llogaritë e kryetarit të Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo, duhet të bllokohen urgjentisht
Presidentja e vendit, Micheline Calmy Rey, ka bërë të ditur në një paraqitje për medie se duke filluar nga sot Zvicra ngrin të gjitha llogaritë eventuale bankare që mund t`i ketë në Zvicër kryetari i rrëzuar i Tunizisë, Zine al Abidin Ben Ali.
Po kështu Rey ka deklaruar se edhe llogaritë e kryetarit të Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo, duhet të bllokohen urgjentisht.
Ajo ka shpallur kështu vendimin që ka marrë sot Qeveria Federale për të bllokuar me veprim të menjëhershëm të hollat e ish-presidentit, por edhe të rrethit të tij. Një vendim i tillë ishte kërkuar këto ditë nga Komisioni për punë të jashtme i Parlamentit zviceran si dhe nga opinioni.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” Një bisedë spontane dëshmoi se arbëreshët vazhdojnë ta ruajnë me krenari gjuhën dhe kulturën shqiptare.... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi -
Panel diskutimi: Gratë në ndërmarrësi dhe pozita udhëheqëse
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe Për të trajtuar mungesat e ilaçeve, qeveria zvicerane synon ta bëjë më të lehtë importimin dhe... -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme -
Çfarë çoi në anulimin e bisedimeve SHBA–Iran në Zvicër? -
Vendim i pazakontë në Zvicër: Dalja për në tualet mund të mos llogariten si orë pune











