E-Diaspora
Era Istrefi “deklason” në votim reperin zviceran Blig
Në grafikonin që pasqyron pëlqimet e shikuesve figuron se për Era Istrefin kanë votuar 82% ndërsa për Blig-un vetëm 18%
Artistët shqiptarë nga Kosova po e pushtojnë Zvicrën. Dhe, kështu nuk është nga sot… Në fillim ishte Rita Ora, vajzë e prindërve shqiptarë të Kosovës. Pastaj erdhi 19 vjeçarja Dua Lipa me hitin e saj “Be The One” ndërsa tash po vjen koha e Era Istrefit, transmeton albinfo.ch Me këtë prezantim të shkurtë portali i radios zvicerane “radio Energy” hyn në temë: bëhet fjalë për nxjerrjen në votim elektronik të këngës “BonBon” të Era Istrefit dhe asaj “Lah sie redä”, të reperit të njohur zviceran Bligg.
Era Istrefi në vendin e saj tashmë vlerësohet si një yll i madh i muzikës pop. Këngëtarja dhe tekstshkruesja 22 vjeçare është shumë bindëse me pamjen e saj “cool” dhe me stilin e jashtëzakonshëm. Me këngën e saj “BonBon”, ajo aktualisht po i “shpartallon” platfprmat e mëdha evropiane se Shazam, Spotify dhe iTunes.
“Të shohim pra: Zvicra i pëlqen artistët shqiptarë dhe muzikën e tyre! Madje, ndoshta më shumë se sa muzikën zvicerane?”, thuhet në prezantim, përcjell albinfo.ch. Ndërsa në grafikonin që pasqyron pëlqimet e shikuesve figuron se për Era Istrefin kanë votuar 82% ndërsa për Blig-un vetëm 18% të shikuesve.
Linku:
http://www.energy.ch/zurich/programm/id/der-ultimative-showdown/
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira












