Shkurt.ch
Kursimtare të mëdha janë familjet zvicerane
Sipas të dhënave në OECD, kursimtaret më të mëdha janë familjet në Zvicër, Luksemburg, Suedi, Gjermani dhe Hungari.
Këto të dhëna tregojnë përqindjen e kursimeve të familjeve në mbarë botën në vitin 2015, duke përdorur të dhënat nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe që janë publikuar nga magazina “Global Finance”. Kursimet për magazinën nënkuptojnë “diferenca midis të ardhurave të disponueshme për një familje (pagesat nga të ardhurat dhe të ndërmarrësisë dhe të ardhurat neto nga prona) dhe të konsumit (koston e mallrave dhe shërbimeve).”
Bazuar në këto të dhëna janë krahasuar kursimet e familjeve në 25 vende. Sipas tyre, përqindja e kursimeve në Zvicër përbën 17.82 për qind, 17.34 për qind në Luksemburg, Suedi 15,83 për qind, 9.55 për qind në Gjermani dhe Hungari me 9.02 për qind. Vendet me nivelin më të ulët të kursimeve janë Danimarka (-4,06 për qind), Finlanda (0.82 për qind), Japonia (2.42 për qind), Spanja (2.88 për qind) dhe Estonia (2.93 për qind).
Ndryshe nga kursimet, vendet me Prodhim të Brendshëm Bruto më të lartë për kokë banori janë Luksemburgu (102,900 dollarë), Norvegjia (68,400 dollarë), Australia (65,400 dollarë), Zvicra (59,300 dollarë) dhe SHBA-ja (56,300 dollarë).
Vendet me GDP -në më të ulët, nga ana tjetër, janë Hungaria (26.000 dollarë), Polonia (26.400 dollarë), Estonia (28.700 dollarë), Sllovakia (29.500 dollarë) dhe Sllovenia (30.900 dollarë).
Të dhënat tregojnë se jo domosdoshmërisht një shtet që ka GDP më të lartë për kokë banori ka edhe përqindjen më të lartë të kursimeve. Hungaria, për shembull, ka një përqindje më të lartë të kursimeve nga Norvegjia, Australia, SHBA dhe Irlanda, edhe pse çdo e vend ka dy herë më të lartë GDP-në për kokë banori se Hungaria. Në fakt, GDP e Zvicrës, e cila ka shkallën më të lartë të kursimeve në mesin e gjitha 25 vendeve, është pothuajse dy herë më e ulët se vendi në krye të hartës, i cili është Luksemburgu. Po ashtu Danimarka me GDP për kokë banori 45,800 dollarë ka shënuar norma negative të kursimit: -4,06 për qind.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













