Sport
Futbollistët nuk mund të ndërrojnë Kombëtaren
“Indikacionet e para janë se nëse një lojtar ka luajtur për Zvicrën, dhe kishte edhe nënshtetësinë e Kosovës, ai nuk do të jetë në gjendje të ndërrojë kombëtaren”, deklaroi zyrtari i UEFA-s
Çështja e futbollistëve shqiptarë të Zvicrës nëse mund të luajnë për Kosovën ka marrë jehonë edhe në UEFA. Është pikërisht kjo e fundit që është pyetur nëse lojtarët mund të ndërrojnë kombëtaren, duke aluduar në futbollistët shqiptarë të Zvicrës, që mund të vijnë për Kosovën, shkruan albinfo.ch.
Përfaqësuesi juridik i UEFA-s, Alasdair Bell ka bërë të ditur se “indikacionet preliminare” thonë se kjo nuk do të bëhet as me Kosovën. “Indikacionet e para janë se nëse një lojtar ka luajtur për Zvicrën, dhe kishte edhe nënshtetësinë e Kosovës, ai nuk do të jetë në gjendje të ndërrojë kombëtaren”, ka thënë ai.
Kjo më së shumti prek kombëtaren shqiptare dhe atë të Zvicrës ku luajnë disa shqiptarë me prejardhje nga Kosova.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla Shoqatat e vogla në disa kantone të Zvicrës përballen me një barrë të madhe administrative, pasi... -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi -
Ulje çmimesh te prodhuesi i çokolatës Lindt & Sprüngli











