Tematike

“20 Minutes” për “albinfo.ch”

Suksesi i kongresit të Nicolas Blancho në Zvicër, ka alarmuar komunitetin shqiptar që jeton në Zvicër, pasi shumë të rinj kanë marrë pjesë në evenimentin. “Sukses, triumf, një ngjarje e madhe…Një eveniment i madh islamik që nuk është mbajtur asnjëherë në Zvicër”, kishte deklaruar të shtunën organizatori, Nicolas Blancho, duke i mbajtur premtimet para kongresit.

Ndërsa priteshin një mijë vizitorë, numri i tyre që erdhën në Pallatin e kongreseve në Biel/Bienne, ishte dyfish më i madh, duke e transformuar për një moment në një Mekë të vërtetë helveto-islamike. Prania e shumë të rinjve në këtë manifestim, i ka goditur rëndë vëzhguesit e manifestimit.

Qëllimi kryesor i tyre ka qenë që të marrin pjesë në konferencën e Shefqet Krasniqit, imamit nga Prishtina. Ai para masës së tubuar mbajti një fjalim, duke apeluar tek të rinjtë që të jenë krenarë me fenë e tyre dhe me vlerat e saj. Pas përfundimit të fjalimit, ai u përshëndet nga të pranishmit me një ovacion të vërtetë. Vallë, a ka fituar simpati Këshilli qendror islamik në Zvicër i Biancho-së, në mesin e të rinjve ballkanas? Menjëherë pas kësaj, Mallory Purdie, nga Fondacioni për hulumtimin mbi islamin në Zvicër, kishte deklaruar se dyshon në një supozim të tillë, pasi nuk do të thotë se pjesëmarrësit në kongres duhet të kenë pikëpamje të njëjta, me qëndrimet rigoroze të organizatorëve.

Akademik specialist i diasporës nga Ballkani dhe drejtor i portalit “albinfo.ch”, Bashkim Iseni i ka dhëne edhe më shumë shtytje gozhdës. Sipas tij, suksesi i Nicolas Blancho-së i cili ftoj mikun e tij, shpjegohet nga fakti se ky i fundit mbanë një fjalim që plotëson boshllëkun në të cilën gjinden të rinjtë nga Ballkani. «  Shumica prej tyre janë në kërkim të një identiteti, dhe kanë tendenca paditëse, shpjegon shkencëtari. Ndërsa oferta e xhamive tradicionale është krejtësisht me vonësë sa i përket këtyre aspiratave ». Këta të fundit vuajnë, sipas kërkuesit, nga një fjalim  tepër i « rehatshëm, i pa ngutshëm, i modës së vjetër » siç është fjalimi i « Don Camillo-së ». Një fjalim që nuk mund të kap interesin e të rinjve, të cilët janë më të nxitshëm.

Pavarësisht se organizatorët ngjarjen e kanë vlerësuar si sukses, ylli i evenimentit Shefqet Krasniqi, është kritikuar ashpër nga besimtarët shqiptarë në Zvicër. Portali shqiptar ”albinfo.ch” ka publikuar të hënën, në gjuhën frënge, qëndrimet e disa imamëve të xhamive shqiptare në Zvicër.

Në një mënyrë më shumë ose më pak të drejtpërdrejtë, të gjithë kanë një mosbesim të caktuar me pikëpamjet e Këshillit islamik të Nicolas Blancho dhe të imamit nga Prishtina. Njëri nga të intervistuarit, imami nga Berna, Mustafë Memeti, është i mendimit se pjesëmarrja e Shefqet Krasniqit është kontraproduktive, pasi ajo nuk do ta lehtësojë ushtrimin e arsyeshëm të myslimanizmit në Zvicër.

Për Valentina Smajlin, nënkryetare e forumit për një islam progresiv, diaspora shqipfolëse zvicerane nuk ka nevojë për predikimet e Shefqet Krasniqit, pasi ato turbullojnë ndjenjat e diasporës. Ajo merr si shembull sulmin ndaj Nënës Terezë, e cila sipas tyre është duke u djegur në ferr, ndërsa nga ana tjetër, të gjithë shqiptarët janë krenarë për këtë figurë, të shenjtëruar nga Papa Pavli i Dytë.