Shkurt.ch
Ndalohen mbiemrat e dyfishtë?
Nuk duhet të ketë më mbiemra të dyfishtë. Kështu së paku ka propozuar komisioni për çështje juridike i Dhomës së kantoneve (dhoma e ulët) i Parlamentit të Zvicrës, i cili synon një revidim me themel të të drejtës së emrit.
Sipas qëndrimit të dhomës në fjalë, për të siguruar barazinë në mes të burrit dhe gruas, në të ardhmen duhet që, bashkëshortët me rastin e martesës të ruajnë mbiemrin e tyre si dhe të drejtën qytetare të komunës dhe të kantonit të prejardhjes.
Komisioni megjithatë do të lejojë që çiftet të marrin një mbiemër të përbashkët. Mirëpo, vetëm njëri nga mbiemrat e vajzërisë/beqarisë do të gjejë shprehje në këtë rast për tu bërë mbiemër i përbashkët. Mbiemrat e dyfishtë, sikur p.sh. Leutenegger Oberholzer nuk do të lejohen.
Mirëpo do të munden t`i mbajnë edhe më tutje mbiemrat e tyre të dyfishtë ata/ato që kanë mbiemra të njësuar (Allianzname) të tipit WidmerSchlumpf etj.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? Zhytja në shatërvanët publikë është bërë një ritual shumë i dashur në disa pjesë të Zvicrës.... -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme













