Sport
Berisha shokon Shqipërinë, mund të luajë për Kosovën
“Kam qenë më parë me Kosovën, pastaj me Shqipërinë. Për mua më e mira është që të mund t’i përfaqësoj të dyja”, u shpreh Berisha
ortieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ka shokuar tifozët se mund të luajë për Kosovën. Ai ka thënë se vendimin do ta marrë pas Kampionatit Evropian që zhvillohet në Francë, shkruan albinfo.ch.
“Ka qenë nder për mua që të përfaqësoj të gjithë shqiptarët. Tani që është bërë kjo ndarje, nuk ndjehem në maksimum, pasi edhe po shkova te Kosova, ose të rri të Shqipëria, për mua do të jetë një lloj zhgënjimi apo nuk do të ndjehem edhe aq mirë. Kjo është një situatë e vështirë për mua. Kam qenë më parë me Kosovën, pastaj me Shqipërinë. Për mua më e mira është që të mund t’i përfaqësoj të dyja. Mendoj që vendimet për këtë do t’i marr, apo do t’i marrim, pas kampionatit”, deklaroi Berisha në konferencën për media në Austri, aty ku po përgatiten kuqezinjtë.
Megjithatë, Berisha është i fokusuar në Evropian. “Jam i përqendruar te kombëtarja dhe ajo që dua të bëj në Evropian është të kënaqem dhe të shijoj të gjitha ndeshjet. Dua të paraqitem sa më mirë, nuk më shqetësojnë edhe aq shumë gjërat e tjera sa kualifikimi i Shqipërisë. Për të ardhmen do ta mendoj pas Kampionatit Evropian. Është e vërtetë që kam pasur shqetësime me tendinat anësore të gjurit në muajt e fundit. Por tani ndjehem shumë më mirë dhe nuk do të ketë probleme gjatë aktivitetit”, theksoi portieri prishtinas.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













