Sport
Gashi beson se mund të befasojnë në Evropian
“Shkojmë në Francë me besim të madh, sepse luajtëm mirë në fushatën kualifikuese dhe mposhtëm ndër të tjerë edhe Portugalinë”, deklaroi Gashi
Sulmuesi shqiptar, Shkëlzen Gashi në një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s, ka thënë se mund të befasojnë në Kampionatin Evropian, shkruan albinfo.ch.
Ai beson se Shqipëria mund të kalojë grupin, derisa ndeshja ndaj Zvicrës është speciale. “Kur mësova se do të luajmë sërish kundër Zvicrës vetëm munda të qesh pasi ne po presim me padurim këtë turne. Jemi vërtet në një grup shumë të fortë, por ne mund të bëjmë befasinë. Shkojmë në Francë me besim të madh, sepse luajtëm mirë në fushatën kualifikuese dhe mposhtëm ndër të tjerë edhe Portugalinë. E dimë se çfarë mund të bëjmë dhe nuk i frikësohemi askujt. Kemi luajtur dy miqësore me Francën dhe nuk kemi humbur. Ne do të japim maksimumin tonë dhe më pas do të shohim se ku do të na çojnë përpjekjet tona pas 90 minutash”, u shpreh Gashi për portalin e FIFA-s.
Ai ka përshkruar momentin kur Shqipëria siguroi kualifikimin. “Kur siguruam kualifikimin ishte diçka mahnitëse dhe e papërshkrueshme. Duam që të kemi një Evropian të madh. Kur mendoj sesa shumë futbollistë grumbulloi trajneri ynë gjatë eliminatoreve, mendoj se bëri një punë të admirueshme. Ne jemi gjeneratë e re që jemi rritur ose luajmë jashtë. Jemi të uritur dhe ky është sekreti i suksesit”, theksoi sulmuesi i Colorados.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Ceremonia e Çmimeve AWL 2025 mbyll me sukses edicionin e gjashtë në Prishtinë -
Edhe kryeministri Kurti pritet të zhvillojë takim me mërgatën në Zvicër -
Abdixhiku njofton takim me diasporën kosovare në Gjermani -
Jakurti mbi AlbGala 2025: Krenari të shohësh bashkë ekselencën shqiptare të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Statistika: Hajnat deportohen më shpesh nga Zvicra sesa dhunuesit e vrasësit Statistikat e Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) tregojnë se rreth 62% e të huajve të dënuar... -
Punimet në Gotthard do të shkaktojnë vonesa për trenat zviceranë në janar 2026 -
Nga dita e diel: Shërbimi i ri i Léman Express për në aeroport -
Zyrtare: Tarifat amerikane për produktet zvicerane u ulën në 15% -
Stacioni tokësor Starlink miratohet për Valais












