Sport
Bunjaki publikon listën
Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki ka shpallur listën për miqësoren ndaj Ishujve Faroe, ku nuk kishte shumë ndryshime
Nuk ka shumë ndryshime në listën e Kosovës për ndeshjen e parë të Përfaqësueses pas pranimit në UEFA dhe FIFA. Kosova të premten në Frankfurt të Gjermanisë do të përballet me Ishujt Faroe, shkruan albinfo.ch.
Sidoqoftë, përzgjedhësi Albert Bunjaki ka vlerësuar lart skuadrën kundërshtare. “Mendoj se është një moment jashtëzakonisht i mirë për neve para fillimit të kualifikimeve të Kampionatit Botëror, duke pasur parasysh se nuk kemi pas mundësi të luajmë më herët, në mars. Ishujt Faroe kam pasur rastin t’i shoh pesë lojërat e tyre kohëve të fundit dhe nuk jam farë i befasuar me performancat që kanë pasur kundër Greqisë, brenda dhe jashtë, si dhe ndaj Hungarisë, Rumanisë, e kjo nënkupton se krejt janë mësuar të luajnë futboll, dhe është një kombëtare e vogël, por më zemër të madhe”, deklaroi Bunjaki në konferencën për media.
Ai thotë se synimet e Kosovës janë që në kualifikime për Kampionat Botëror të tregojë lojëra të mira. “Kampionati Botëror është edhe tre muaj, pastaj vjen Kampionati Evropian, objektivi ynë real në kualifikimet e Kampionatit Botëror është që të kemi paraqitje sa më të mirë, dhe nëse ne do të kemi performancë të mirë në kualifikimet për Kampionatin Botëror, unë jam shumë i bindur se në Kampionatin Evropian, do të jemi konkurrent shumë interesantë për ta kaluar grupin”, theksoi përzgjedhësi i Kosovës.
Kjo është lista e Bunjakit:
Portier: Sami Ujkani, Flamur Neziri.
Mbrojtës: Loret Sadiku, Avni Pepa, Bajram Jashanica, Lum Rexhepi, Fanol Përdedaj, Leart Paçarada.
Mesfushorë dhe sulmues: Enis Alushi, Hekuran Kryeziu, Mërgim Brahimi, Besar Halimi, Valmir Sylejmani, Bernard Berisha, Elbasan Rashani, Bersant Celina, Flamur Kastrati dhe Arbert Bunjaku
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














