CH-Ballkani
Kapet shtetasi zviceran, i dyshuar për kontrabandim me migrantë
Policia kosovare ka kapur të martën në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë një person me shtetësi zvicerane. Bëhet fjalë për P. A. nga Gjilani. I njëjti ishte i kërkuar nga policia.
“Për personin e dyshuar ka ekzistuar dyshimi i bazuar se i njëjti kohë më parë ka kryer vepër penale “Kontrabandim me migrantë”, vepër penale kjo e sanksionuar në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, neni 170”, thuhet në një njoftim të policisë.
“I njëjti dyshohet se me qëllim të përfitimit material, shtetasve kosovarë iu ka siguruar leje qëndrimi zvicerane të falsifikuara, me qëllim të kontrabandimit të tyre drejt vendeve të BE-së, ku për secilin dokument të falsifikuar dyshohet se ka përfituar nga 2500 euro”, thuhet më tutje në njoftim.
Pas konfiskimit të dokumentacioneve, Agjencia Kosovare e Forenzikës ka bërë ekzaminimin e tyre dhe të njëjtat kanë rezultuar të falsifikuara.
I dyshuari është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi Swatch ka rritur shitjet e tij me dy për qind nga viti i kaluar, duke arritur... -
Ulje çmimesh te prodhuesi i çokolatës Lindt & Sprüngli -
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival -
Merz: Zviceranët punojnë 200 orë më shumë se gjermanët -
Studimi: Në Cyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë












