Sport
Shumë ‘zviceranë’ te Shqipëria
Zvicra dhe Shqipëria do të takohen në ndeshjen e parë të Grupit A, të shtunën më 11 qershor duke filluar nga ora 15:00
Zvicra A kundër Zvicrës B, apo Shqipëria A kundër Shqipërisë B? Kjo është çështja që ka ngritur gazeta zvicerane ‘Blick’, në prag të ndeshjes hapëse në Euro 2016 mes këtyre dy përfaqësuesve, përcjell albinfo.ch.
Zvicra dhe Shqipëria do të takohen në ndeshjen e parë të Grupit A, të shtunën më 11 qershor duke filluar nga ora 15:00.
Kjo përballje ka ngjallë interesim të madh të opinionit, pasi që në përfaqësuesen e Zvicrës luajnë gjashtë lojtarë me prejardhje shqiptare, por edhe te Kombëtarja Shqiptare 12 nga 23 lojtarët e ftuar nga Gianni De Biasi hapat e parë të futbollit i kanë marrë në Zvicër, disa prej tyre kanë qenë edhe pjesë e përfaqësuesve të reja. “Sa shumë zviceranë në Shqipëri”, është titulli i “Blick”.
Ansi Agolli, Amir Abrashi, Frederic Veseli, Taulant Xhaka, Shkëlzen Gashi, Arlind Ajeti, Migjen Basha, Lorik Cana, Burim Kukeli, Ermir Lenjani, Naser Aliji dhe Armando Sadiku, janë lojtarët shqiptarë që luajnë në Zvicër, po që hapat e parë të futbollit i kanë marrë në Zvicër.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi Swatch ka rritur shitjet e tij me dy për qind nga viti i kaluar, duke arritur... -
Ulje çmimesh te prodhuesi i çokolatës Lindt & Sprüngli -
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival -
Merz: Zviceranët punojnë 200 orë më shumë se gjermanët -
Studimi: Në Cyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë












