(KEYSTONE/Jean-Christophe Bott)
Sport
Zvicra kërkon suksesin historik
Zviceranët në këtë Evropian kërkojnë historinë, pasi asnjëherë më parë nuk kanë arritur t’i kalojnë grupet
Përfaqësuesja e Zvicrës ka udhëtuar me synime të mëdha në Francë. Në Përfaqësuesen e Zvicrës luajnë gjashtë futbollistë shqiptarë dhe përballë qysh në takimin e parë do të kenë Shqipërinë, shkruan albinfo.ch.
Zvicra dhe Shqipëria u ballafaquan edhe në kualifikimet e Botërorit “Brazil 2014”. Xherdan Shaqiri shënoi, por nuk festoi, derisa Granit Xhaka nuk ‘dëshiroi’ të shënojë përballë kuqezinjve. Por, Graniti do të ketë emocione edhe më të mëdha, pasi tashmë për Shqipërinë luan vëllai i tij, Taulanti, që është diçka unike në Evropian. “Shpresoj në një barazim dhe që të dyja skuadrat të kualifikohen në fazën eliminuese”, kishte thënë Ragip Xhaka, babai i vëllezërve Xhaka. Sidoqoftë, zviceranët në këtë Evropian kërkojnë historinë, pasi asnjëherë më parë nuk kanë arritur t’i kalojnë grupet.
Zvicra ka traditë të lashtë në futboll dhe takimin e parë e ka ndaj Francës më 12 shkurt 1905, ku pësuan humbje 1:0. Zviceranët janë më të suksesshëm në Kampionatet Botërore sesa Evropiane. Dhjetë herë kanë marrë pjesë në Kampionate Botërore dhe suksesin më të madh e kanë kualifikimin në çerekfinale, duke e arritur tri herë këtë sukses, më 1934, 1938 dhe 1954. Në Kampionate Evropiane kanë marrë pjesë dhe suksesi më i madh është pjesëmarrja në grupe, pra edhe pse ka marrë pjesë katër herë, fazën e çerekfinaleve nuk e ka arritur asnjëherë.
Futbollisti i cili ka më së shumti paraqitje në Përfaqësuese është Heinz Hermann me 138 gola, derisa shënuesi më i mirë Alexander Frei me 44 gola. Trajneri i parë zyrtarisht njihet Karl Rappan, derisa aktual është Vladimir Petkoviq.
Kualifikimi i Zvicrës në Evropian nuk ishte aspak i lehtë. Në Grupin E bënin pjesë edhe Zvicra, Sllovenia, Estonia, Lituania dhe San Marino. Madje, vështirë ishin që në fillim duke pësuar nga Anglia 2:0, e më pas erdhi edhe humbja nga Sllovenia 1:0, dhe kështu gjasat e helvetikëve për kualifikim u zvogëluan pas dy takimeve të para. Fitoret 4:0 ndaj San Marinos dhe Lituanisë qetësuan paksa zviceranët, që më pas ishin më të sigurt, derisa ndeshja vendimtare ishte ndaj Sllovenisë si vendas.
Edhe pse ishin duke humbur 0:2, në fund triumfuan 3:2. Zvicra në fund grumbulloi 21 pikë, nëntë më pak se liderja Anglia që ishte perfekte në kualifikime me dhjetë fitore, derisa Sllovenia e treta luajti në barazh. Kështu zviceranët u kualifikuan në Evropianë, ku kësaj radhe shpresojnë të kenë më shumë sukses, derisa shqiptarët pritet të luajnë rol të rëndësishëm sidomos Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.
Gjashtë futbollistë shqiptarë
Futbollistët shqiptarë që paraqiten për Zvicrën janë: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Admir Mehmedi dhe Shani Tarashaj
Fakte
Federata e formuar: më 1895
Trajner: Vladimir Petkoviq
Golashënuesi më i mirë: Alexader Frei (42 gola)
Më së tepërmi paraqitje: Heinz Hermann (118 ndeshje)
Nofka: Nati Suisse (Ekipi i Zvicrës)
Rezultati më i mirë: faza e grupeve 1996, 2004, 2008
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Ulje çmimesh te prodhuesi i çokolatës Lindt & Sprüngli Reagimeve për rritje çmimesh nga viti i kaluar, kompania tani po u përgjigjet me ulje çmimesh... -
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival -
Merz: Zviceranët punojnë 200 orë më shumë se gjermanët -
Studimi: Në Cyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë -
Temperaturat e natës në Zvicër bien më në fund, fund netëve tropikale















