Shkurt.ch
Pagesat me kartelë mbeten ende të pazgjidhura
Problemet e pagesave me kartela Maestro dhe të tjera në Zvicër nuk janë zgjidhur ende.Trazirat sporadike po ndodhin në SIX Payment Services, ofrues terminal i pagesave me kartelë. Këto telashe janë duke shkaktuar shumë vështirësi.
Të gjitha rajonet e vendit janë të prekura. Shkaku vjen nga një problem i rrjetit, bëri të ditur të martën Stephan Meier, zëdhënës për SIX Payment Services. Me sa duket, problemi nuk vjen për shkaqe të jashtme, nga ndonjë sulm virusi.
Pagesat me kartelë kanë filluar të paraqesin probleme që nga e hëna në mëngjes. Shqetësimet pastaj janë zgjeruar në mënyrë sporadike. “Ky tip problemi identifikohet shumë qartë”, theksoi z. Meier, njofton albinfo.ch. “Kur je, për shembull, në arkë të një supermarketi, është shumë e mundur që personi që ndodhet para jush të arrijë të paguajë me kartelë, ndërsa ju jo”.
Kjo e bën zgjedhjen e problemit më të vështirë. Tani për tani, disa zona të SIX Payment Services janë të prekura. Firma bën të ditur se teknikët janë duke punuar shumë me vështirësi për të zgjidhur problemin sa më shpejt, shtoi Stephan Meier.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard Kostoja e rinovimeve të infrastrukturës hekurudhore në Tunelin Bazë Gotthard mund të tejkalohet me disa milionë... -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit













