Integrimi
Në spitalin e Zvicrës: Humb gruan dhe foshnjën
Për dy ditë babai shqiptar humbi foshnjën dhe gruan, njofton albinfo.ch. Ai është tani një burrë i thyer nga dhembja dhe do t’i drejtohet drejtësisë për vrasje nga pakujdesia.
“Është dramatike. Shpeshherë vijnë nëna me foshnja të vdekura në bark, por në tridhjetë vjetët që unë veproj këtu kurrë nuk kam përjetuar një situatë, ku pas pak vdes edhe nëna”, shpjegon një punonjës i spitalit Chuv për gazetën frankofone 24Heures. “Edhe prifti, i cili ishte në detyrë, këtë fundjavë tregohet shumë i prekur. E pranuar të enjten në spitalin e CHUV-it, Rute De Sousa Hadergjonaj, estetiste, 32-vjeçare, vdiq 48 orë më vonë. Para saj, Lizea vdiq në barkun e së ëmës.
Tragjedia ka ndodhur javën e kaluar. Sapo hyri në spitalin CHUV të enjten e kaluar, zonja Rute De Sousa-Hadergjonaj ishte gati për të lindur në maternitet. Çifti do të duhej të priste edhe dy javë lindjen e vajzës së tyre, të cilën kishin vendosur ta quanin Lizea. Fatkeqësisht, me të hyrë në spital, babai Zymer Hadergjonaj humbi në fillim vajzën dhe 48 orë më vonë edhe gruan.
Dy hetime janë duke u zhvilluar, njëra prej të cilave nga Ministria Publike, për vrasje nga pakujdesia. Në sektorin e mbikëqyrjes intensive, gypi i vendosur në fytin e të ndjerës, i cili i mundësonte frymëmarrjen, ishte zhvendosur pa dhënë asnjë shenjë alarmi. “Ajo ndoshta do të kishte vdekur gjithsesi për shkak të baktereve”, thekson Jean-Blaise Wasserfallen, drejtor mjekësor i institucionit, pasi që dëmet e organeve tashmë ishin tepër të mëdha”. Shërbimi mjekësor ka nisur gjithashtu një hetim të brendshëm, bënë të ditur albinfo.ch.
Zymer Hadergjonaj, burri i të ndjerës, tani ndihet i thyer nga dhimbja: “Unë kam humbur çdo gjë. As nuk mund të kthehem në banesën tonë në Prilly”. Ai po ashtu do t’i drejtohet drejtësisë për vrasje nga pakujdesia.
Vëllai i zonjës Rute ka reaguar në një mënyrë tjetër. Ai sulmoi emergjencën me hekur të rëndë, duke shkatërruar pajisjet në vend. Spitali i CHUV-it ka premtuar se do t’i komunikojë “të gjitha rezultatet e hulumtimit, sapo të jenë të gatshme”.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria











