Shkurt.ch
Natyra dhe Florijana kandidate për “Miss Bern”
E përditshmja zvicerane “Berner Zeitung” është duke zhvilluar një garë për të zgjedhur “Missin” e parë të Kantonit të Bernës. Në mesin e 15 kandidateve gjenden edhe shqiptaret 21-vjeçare nga Ipsach-i dhe Florijana Halimi, 18-vjeçare nga Jegenstorf-i.
Bukuroshja e parë punon si nëpunëse komerciale, ndërsa Floriana është asistente në shitje me pakicë në vitin e tretë.
Natyra Ajvazi
Kohë më parë, e përditshmja “Bieler Tagblatt” kishte shkruar një artikull kushtuar Natyrës, e cila iu kishte përmbajtur rregullave të ashpra për “Miss Bern”, gjatësia më e vogël 168 centimetra, dhe të jenë të moshës në mes 17 dhe 24-vjeçare.
Kriteret e tjerë janë: beqare, pa fëmijë, poseduese e pasaportës zvicerane dhe me vendbanim në Kabtonin e Bernës, Solothurnit apo Friburgut gjermanofon. Natyra rrëfen se si i është ngjallur interesi për tu kaniduar për “Miss Bern”: “Shoqet e mia më thonin se unë kam gjasa të fitoj”, por ajo ishte paraqitur personalisht. Ajo shpreson se do të mësojë diçka më shumë dhe pë rte është një detyrë e madhe dhe e rëndësishme.
Për tu bërë “Miss Bern” nuk do të thotë vetëm një buzëqeshje para kamerave dhe për tu reklamuar, por në radhë të parë të përfaqësohet Kantoni i Bernës. Natura ka vendosur që Kantonin ta përfaqësojë me diversitetin e saj kulturor duke i përfaqësur edhe rrënjët e saj kosovare.
Në të vërtetë, ajo ndjehet zvicerane, por ruajtja e identitetit të saj kosovar pë rte është shumë e rëndësishme. Shoqëria e saj është ndërkombëtare dhe me mënyrën e sj të hapur, komunikative, ajo dëshiron të ndërtojë ura në mes të kulturave të ndryshme. Nha ana tjetër, Florijana është me prejardhje nga Lugina e Preshevës dhe ëndrra e saj është që një ditë të jetë “Miss Zvicra 2011”.
Florijana Halimi
Floriana ka përkrahjen e prindërve dhe familjes së saj. Ajo është e gjatë 169 centimetra, e lindur në shenjën e luanit, hobi i saj është që të shëtisë me shoqëri, ka dëshirë të ushtrojë dhe të luajë futboll. Përndryshe, më 7 maj të këtij viti do të mbahet nata finale dhe në këtë mbrëmje, do të marrin pjesë 16 vajza, ndërsa pritet që njëra nga shqiptaret të shkëlqejë dhe të fitojë kurorën e “Miss Bern 2011”. Spektakli do të mbahet në sallën e njohur Arena Kursaal Bern dhe është paralajëmruar pjesëmarrja e shumë personaliteteve zvicerane. Përpos mediave zvocerane, në këtë manifestim do të marrin pjesë edhe media shqiptare.
Në portalin e saj, “Berner Zeitung” ka publikuar një faqe me 15 kandidatet të cilat duhet notuar prej 0 deri 5 pikë, ndërsa para zgjedhjes së kandidates, kjo gazetë do të bëjë një portret për më të suksesshmen. Votat mund të jepen deri më 15 prill në ora 12.00.http://www.bernerzeitung.ch/community/rating/?ratingid=116
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij













