Sport
‘Këpuca e artë’ te Griezmann
“Duhet ta rimarrim veten sa më shpejt dhe të përgatitemi për kualifikueset e Kupës së Botës së ardhshme”, theksoi Griezmann
Sulmuesi i Francës, Antoine Griezmann është shpallur golashënuesi më i mirë i Kampionatit Evropian me gjashtë gola. Ai fitoi “Këpucën e Artë”, por nuk arriti që të fitojë Evropian, shkruan albinfo.ch.
“Ne kishim disa shanse për të shënuar, por nuk shfrytëzuam mundësinë për të bërë të tonin trofeun. Portieri i tyre bëri disa pritje. Ata nuk kishin shumë raste për të shënuar, por e shfrytëzuan atë që iu dha si duhej. Shënuan 10 minuta para fundit, ishte shumë e komplikuar. Është e mërzitshme, por kështu është futbolli”, ka thënë sulmuesi i Atletico Madridit.
Por, ai ka thënë se nuk e kanë ndërmend të dorëzohen. “Duhet ta rimarrim veten sa më shpejt dhe të përgatitemi për kualifikueset e Kupës së Botës së ardhshme. Nuk ishte nata jonë, nuk kishim shanse. Unë jam krenar për këtë grup dhe për rrugëtimin që kemi bërë, ndonëse nuk fituam”, theksoi ai.
Për të ishte finalja e dytë që e humb brenda pak muajsh. “Në planin personal, është finalja e dytë që humb brenda një muaji, është e mërzitshme. Por do të bëhem më i fortë. Një situatë e tillë nuk mund të bëjë asgjë tjetër veçse të më ndihmojë”, deklaroi sulmuesi i cili dështoi edhe në Ligën e Kampionëve me Atletico Madrid.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër













