Jeta në Zvicër
Policia federale zvicerane aktivon task-forcën
Pas atentatit në Nice, fedpol (policia federale zvicerane), me të gjithë partnerët e saja në nivel federal dhe kantonal, e ka aktivuar task-forcën. Qëllimi i këtij aktivimi është që të kuptohet nëse atentati terrorist në Francë ka lidhje me Zvicrën.
Departamenti federal i punëve të jashtme është veqse në kontakt të afërt me autoritetet locale për të përcaktuar nëse shtetas zviceran figurojnë në mes viktimave
Një Ticineze është identifiuar si një nga viktimat e ngjarjes. Sipas gazetës « Corriere del Ticino », kjo grua ishte në pushime në rivierën franceze me burrin e saj, një shtetasi francez, i cili nuk është lënduar. Ajo ishte 54 vjeçare dhe jetonte në Agno. Departamenti i Punëve të Jashtme ka konfirmuar lajmin në Twitter.
Kryetari i Zvicrës Johann Schneider-Ammann ka shprehur solidaritetin e tij me Francën. “Zvicra dënon fuqishëm sulmin e ligë në Nice. Ne jemi me gjithë zemër me Francën dhe popullin e saj”, ka theksuar presidenti i Konfederatës në Twitter.
Tre ditë zie kombëtare janë shpallur në Francë. Kryeministri francez Manuel Valls njoftoi tri ditë zie kombëtare duke filluar që nga nesër . “Franca është një komb i madh që nuk do të destabilizohet”, tha ai.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër











