Shkurt.ch
Në shtator nisin negociatat ndërmjet Brukselit dhe Bernës për emigracionin
Negociatat ndërmjet Brukselit dhe Bernës për kufizimin e emigracionit do të intesifikohen muajt në vijim.
Presidenti zviceran, Johann Schneider-Ammann, do të takohet sërish me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, më 19 shtator, ku pritet të diskutohet rreth një zgjidhjedhe për një çështje që ka dominuar marrëdhëniet mes të dy palëve që nga viti 2014, kur Zvicra votoi për kufizimin e numrit të emigrantëve, përcjell albinfo.ch.
„Ne do të intensifikojmë negociatat mes Zvicrës dhe BE-së në nivel teknik”, kishte deklaruar Schneider-Ammann.
Takimi me Juncker ishte zhvilluar pak para përfundimit të samitit ASEM.
Zvicra dëshiron të negociojë mbi një kompromis me Brukselin, i cili ka insistuar se nuk mund të pranojë çdo pengesë për lëvizjen e lirë të njerëzve të mishëruara në marrëveshjet dypalëshe.
Nëse Zvicra në mënyrë të njëanshme prezanton kufijtë, ky veprim mund të përfundojë marrëveshjet dypalëshe ekonomike dhe të dëmtojë ekonominë zvicerane.
Ndërkohë Brukseli dhe Berna kanë rënë dakord që Brexit ka komplikuar përpjekjet për të gjetur një zgjidhje.
56% e eksporteve të Zvicrës shkojnë për BE-në.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër















