Sport
Mustafi i bashkohet Xhakës
Shkodran Mustafi duket se do të jetë një futbollist i Arsenalit. Sipas mediave britanike, “Topçinjtë” janë shumë pranë zyrtarizimit të blerjes së mbrojtësit me origjinë shqiptare që luan për Gjermaninë për shumën e 30 milionë euro, shkruan albinfo.ch.
Futbollisti në fakt ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro nga Valencia, por problemet me “Fair play financiar” mendohet se mund ta shtyjnë klubin spanjoll të pranojë ofertën e londinezëve.
Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat angleze por dhe ato spanjolle, Mustafi do të udhëtojë për në Londër të dielën për të mbyllur kontratën me klubin anglez.
Për Mustafin ditët e fundit kishte shfaqur interes dhe Milani, por dhe skuadra tjetër angleze e Chelseat me trajnerin e Antonio Conte që e shikonte si një alternativë të mirë për repartin e mbrojtjes.
Nëse Mustafi do të arrijë të firmosë për Arsenalin në ditët në vijim te londinezët ai do të bashkohet me një tjetër futbollist me origjinë shqiptare, Granit Xhaka që u transferua gjatë muajit qershor te “Topçinjtë” e drejtuar nga Arsene Wenger.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih Oficerët e policisë u qëlluan me shishe dhe gurë, duke lënë një të plagosur, ndërsa një... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër












