Shkurt.ch
Zvicra në vitin 2060 me dhjetë milionë banorë
Një Zvicër me dhjetë milionë banorë: një vizion që nuk i gëzon partitë zvicerane. Për të ndërmarrë masa parandaluese për rritjen e popullsisë, të gjithë kanë një ide të përbashkët.
Zvicra është magnet për kompanitë e huaja dhe punëmarrësit: Vetëm gjatë vitit të kaluar, 90.000 persona nga shtete anëtare të BE-së, iu vërsulën Zvicrës, duke i falënderuar lëvizjes së lirë të qytetarëve. Kësaj duhet shtuar edhe 44.000 persona nga shtete që nuk janë anëtare të BE-së. Po që se vazhdon një ritëm i tillë migrimi, pas 50 viteve Zvicra mund të ketë nëntë, bile edhe dhjetë milionë banorë.
Pasojat e parashikueshme: Mittelland-i do të urbanizohet, vendbanimet në zonat atraktive të qyteteve do të jenë të mbushura përplot, qiratë do të rriten, trenat dhe rrugët do të mbingarkohen.
Prandaj, të gjitha partitë e mëdha zvicerane flasin me një gjuhë: Duhet ndërmarrë masa. Shumica qytetare në Këshillin kombëtar të mërkurën ka miratuar një mocion nga radhët e SVP: Këshilli kombëtar duhet t’i shqyrtojë propozimet, se si do ta futë në “binarë të duhur”.
Por, njëmendësia partiake ndryshon gjatë shqyrtimit të ndërmarrjes së masave:
● “Për SVP-në. ardhja vjetore e migrantëve në një qytet mesatar zviceran është e padurueshme”, deklaron nënkryetari iu kësaj partie, Adrian Amstutz. Për këtë, partia djathtiste kërkon, që Zvicra të ndërpret marrëveshjet bilaterale me BE-në dhe të lidhen marrëveshje të reja.
● Më pak probleme me brengën për një Zvicër të mbipopulluar, ka partia SP. Ajo nuk bën thirrje për masa të menjëhershme kundër mbipopullimit të Zvicrës, por për ndikimet negative të saj. Sekretari i përgjithshëm, Thomas Christen përmes “blick” shprehet kundër masave shoqëruese: «Ne kemi nevojë për hapësirë më të lirë banuese, në mënyrë që punëtorët dhe familjet të mos largohen nga qytetet dhe zonat e urbanizuara». Sipas tij, edhe një rrogë minimale është e nevojshme, në mënyrë që të mos punësohen evropianët lindorë për një pagë prej 2.000 frangave.
● Partia FDP frikësohet se ardhja masive e migrantëve mund të cenojë dëshirën e popullit. Për personat me arsim të nevojshëm nga vendet anëtare të BE-së, ajo dëshiron t’i lë edhe më tutje dyert e hapura, por jo edhe për personat nga shtetet e qarkut të tretë. Ndër të tjera, kjo parti kërkon ashpërsimin e kritereve për bashkimin familjar të personave jashtë Evropës.
● Për kohë të gjatë, zgjidhja e problemit të migrantëve nuk ka qenë problem. Por, tashmë era ka ndryshuar kahjen edhe te ta. Edhe kryetari i Të Gjelbërve dëshiron të përkufizojë ardhjen e migrantëve. Receta e tij: Duhet të reduktohet numri i ndërmarrjeve të huaja. Dhe ata që vijnë, do të duhet të punësojnë një përqindje të caktuar të zviceranëve.
Ministrja zvicerane e Drejtësisë, Simonetta Sommaruga do të duhet t’i përpunojë masat e Këshillit kombëtar kundër ardhjes masive të migrantëve. Se si do të duken ato, në këtë drejtim partitë nuk kanë një vlerësim të njëjtë.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave







