Sport
Favorizohet Majlinda
Mediat e shumta ndërkombëtare kanë favorizuar xhudisten pejane, e cila është kampione e dyfishtë botërore dhe evropiane
Xhudistja nga Peja, Majlinda Kelmendi është favoritja kryesore për të fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike në kategorinë e saj. Ajo është e para në renditjen botërore në 52 kg, shkruan albinfo.ch.
Mediat e shumta ndërkombëtare kanë favorizuar xhudisten pejane, e cila është kampione e dyfishtë botërore dhe evropiane. Pasi Kosova merr pjesë për herë të parë, nuk kanë munguar as reportazhet e ndryshme nga mediat e mëdha botërore si “BBC”, “Blick” “Euronews”, “Reuters” e shumë të tjera.
Edhe Evropa e Lirë shkroi për historinë e sportistëve kosovarë, derisa paraqitja e tyre pritet të jetë në fokus gjatë gjithë Olimpiadës. Sigurisht në qendër të vëmendjes është Majlinda Kelmendi, e cila në Olimpiadën e kaluar përfaqësoi Shqipërinë, derisa në Rio do të mbajë flamurin e Kosovës.
Shaban Tërstena, ish-kampion olimpik i mundjes ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook” për pjesëmarrjen e Majlinda Kelmendit në Olimpiadën e Lojërave Verore “Rio 2016”.
Ai ka thënë se sipas analizave të tij Kelmendi do të jetë kampione dhe do të shkruajë historinë si femra e parë shqiptare. “Edhe njëherë e ritheksoj që sipas analizave të mia, kandidat për të fituar medalje të artë olimpike, potencialin e vetëm e posedon sportistja, femra e pare shqiptare që do të shkruajë historinë olimpike me shkronja të arta, dhe do të mbahet mend emri i saj përgjithmonë, e ajo është MAJLINDA KELMENDI, ne jemi me ty, tregoi botës edhe një herë se je më e mira. Do të fitosh, prandaj jam unë i pari që apriori të uroj këtë fitore, hyp lartë në majën e Olimpit, dhe qëndro aty përgjithmonë, sa të jetë bota e njerëzimi”, shkruan Tërstena.
Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, në një status ka uruar Kosovën për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike.
“Jam shumë e gëzuar që xhudistja Majlinda Kelmendi dhe sportistët e tjerë kosovarë më në fund do të marrin pjesë në një Olimpiadë dhe flamurin kosovar ta valëvisin gjatë hapjes së këtyre lojërave”, ka shkruar Lunacek.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













