Sport
Lëndohet Ajeti
“Ajeti ka dalë para kohe nga fusha e lojës si pasojë e një goditje të fortë në pulpë”, ishte shpjegimi i Torinos rreth futbollistit shqiptar i cili do të monitorohet në ditët në vazhdim
Mbrojtësi i Kombëtare shqiptare, Arlind Ajeti, është lënduar duke braktisur shumë shpejt miqësoren që Torino ka luajtur kundër anglezëve të Hull Cityt, shkruan albinfo.ch.
Dëmtimi i Maksimoviq kishte kthyer mbrojtësin e Kombëtares shqiptare në një titullar te Torino, ku kishte shkëlqyer menjëherë me paraqitjet e tij duke marrë vlerësime nga specialistët dhe mediat italiane.
Ndaj edhe gjatë ndeshjes së fundit, Ajeti e filloi sfidën si titullar në qendër të mbrojtjes. Por në minutën e 14-të të sfidës, pas një goditje të pësuar në pulpë, ai u desh të largohej nga fusha e lojës pasi ndjente dhembje dhe nuk mund të vazhdonte më.
Dëmtimin e tij, si dhe të dy lojtarëve të tjerë gjatë ndeshjes që përfundoi 2:1 për Torinon, e konfirmoi edhe vetë klubi italian nëpërmjet një komunikate për shtyp të shpërndarë pas përfundimit të sfidës. “Ajeti ka dalë para kohe nga fusha e lojës si pasojë e një goditje të fortë në pulpë”, ishte shpjegimi i Torinos rreth futbollistit shqiptar i cili do të monitorohet në ditët në vazhdim.
Kur na ndan më pak se një muaj nga ndeshja e parë e kualifikueseve të Botërorit 2018 ndaj Maqedonisë, dëmtimi i Ajetit është një lajm aspak i mirë për trajnerin Gianni De Biasi. Mbrojtësi, që planifikohej si titullar në formacionin kuqezi në vend të Lorik Canës i cili i ka dhënë lamtumirën kombëtares, ishte futbollisti i cili kishte luajtur më rregullisht gjatë fazës përgatitore dhe vlerësohet si një nga pikat më të forta të përfaqësueses.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











