CH-Ballkani
Sërish kolona të gjata për mërgimtarët
Mërgimtarët shprehën të zhgënjyer me institucionet e vendit për këtë situatë. Pritjet e tyre kanë zgjatur deri në pesë orë
Kolona të gjatë sërish për mërgimtarët. Deri në pesë orë kanë pritur bashkatdhetarët tanë në pikë-kalimin kufitar në Merdarë gjatë ditës së shtunë, ndërsa 2 kilometra ishte e gjatë kolona e pritjes në këtë pikëkalim kufitar, shkruan albinfo.ch.
Pritjet e gjata në Merdarë tashmë janë bërë të zakonshme për mërgimtarët, të cilët vinë gjatë verës për pushime në Kosovë. Ata shprehen të zhgënjyer me institucionet e vendit për këtë situatë.
Policia e Kosovës thotë se po bën të pamundurën për t’i zvogëluar pritjet e gjata në këtë pikë-kalim kufitar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për shtimin e kapaciteteve me zyrtarë policorë, në mënyrë që të garantohet një lëvizje sa më e shpejtë nëpër pikën kufitare. Por, sipas tij, kjo vonesë po shkaktohet nga pala serbe.
Policia e Kosovës lut bashkatdhetarët që të shfrytëzojnë edhe pikë-kalimet e tjera kufitare pasi, sipas tyre, më e ngarkuara është ajo në Merdarë.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet Fyerjet dhe shpifjet ndaj këshilltares federale në platformën X shkaktojnë procedura ligjore dhe debatin mbi përgjegjësinë... -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026? -
Swisscom rrit çmimet për abonimet nga sot -
Swiss Post prezanton shërbimin e letrës digjitale -
Tre qytete zvicerane renditen ndër 10 qytetet më të zgjuara në botë












