Muzikë

Bullgaria zë vendin e parë në Eurovision 2026

Këngëtarja Dara fitoi Festivalin e Këngës në Eurovision për Bullgarinë me këngën “Bangaranga”. 27-vjeçarja mori më shumë pikë për performancën e saj në shfaqjen live në Vjenë.

Deri në fund Bullgari dhe Izraeli kishin një garë të ngushtë por votat e publikut megjithatë e bënë ndryshimin dhe i dhanë Bullgarisë një fitore të ngushtë.

Përfaqësuesi i Shqipërisë, Alis u desh të kënaqej vetëm me vendin e 13-të. Kënga “Nan” ka marr 85 pikë nga publiku. Bashkë  me ato të jurisë (60 pikë), në total Shqipëria e përfundon këtë garë me 145 pikë.