Shkurt.ch
Përleshen azilkërkuesit, theret për vdekje iraniani
Në një qendër azilkërkuesish në Aarau, mëngjesin e së shtunës janë therur dy banorë. Njëri prej tyre vdiq pak më vonë në spital.
Policia kantonale në Aargau është alarmuar për një përleshje në qendrën e azilit në Aarau. Menjëherë ishin dërguar disa patrulla të policisë, thuhet në një njoftim të policisë, përcjell albinfo.ch.
Atje policia gjeti dy burra të plagosur rëndë dhe një tjetër të gjakosur me një thikë në dorë. Autorët e dyshuar janë arrestuar pa asnjë rezistencë mbi policinë.
Ambulanca çoi më pas azilkërkuesin e therur në Spitalin Kantonal në Aarau, i cili vdiq pak më vonë si pasojë e plagëve të marra.
I dyshuar është një iranian 27-vjeçar. Ai, gjithashtu, ishte plagosur dhe është trajtuar në spital. I ndjeri është identifikuar si një 43-vjeçar iranian. Edhe i plagosuri është gjithashtu një iranian 25 vjeç.
Rrethanat e sakta dhe sfondi i therjes me thikë është ende i paqartë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil Njerëzit në gjendje emergjence që nuk mund të gjejnë strehim akomodohen në disa komunitete me refugjatë... -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër -
Katër miliardë franga në shpenzime mjekësore “të pajustifikuara” në vit -
Gjeneva propozon pagesa për vreshtarët për të shmangur humbjen e vreshtave të saj -
Aeroporti Basel-Mulhouse me tetë destinacione të reja për verën











