Shkurt.ch
Zjarr i madh në Valis – rrëfen dëshmitari Rami Islamaj
“Është dëgjuar një zhurmë e madhe kur ka fluturuar në ajër një makinë, pasi ka eksploduar. Dukej si në filma”
Rreth 350 zjarrfikës dhe 10 helikopterë kanë provuar të vejnë nën kontroll zjarrin që ka kapluar rreth 100 hektarë pyll, në lokalitetin Visp, të kantonit Valis. Bëhet fjalë për zjarrin më të madh në këtë regjion, pas atij që kishte shpërthyer në vitin 2003, kur ishin djegur 450 hektarë mal.
Rami islamaj, 24 vjeç, pronar i punëtorisë së automjeteve Vispa në Visp të kantonit Valis ka parë me sytë e vet se si një zjarr nga një barakë e vogël druri pranë punëtorisë së tij ka përpirë gjithë çfarë ka pasur përpara. “Është dëgjuar një zhurmë e madhe kur, pasi ka eksploduar, ka fluturuar në ajër një makinë. Dukej si në film”, ka thënë Islamaj për blick.ch.
Ramiu thotë më tutje se zjarri nga baraka, veç punëtorisë së tij ka kapluar edhe garazhin Alba, ku ndodheshin 15 vetura, në mesin e të cilave edhe ajo që eksplodoi në fillim.
Nuk kishin kaluar më shumë se 20 minuta kur flaka tashmë kishte përpirë të dyja punëtoritë dhe kishte vazhduar me të shpejtë drejt malit të tharë, prapa ndërtesave. Zjarrfikësit e vinë shpejt nën kontroll zjarrin në punëtori dhe në garazh, por përhapja e zjarrit në malin e afërm ishte e pamundur të ndalej.
Ramiu thotë: “Për fat, kam sigurim të mirë dhe veç kësaj, ia arrita që të shpëtoj laptopin bashkë me dokumentacionin”. Rreth shkakut të mundshëm të shpërthimit të zjarrit, Ramiu supozon se mund të ketë qenë hedhja e ndonjë cigareje të ndezur.
Ndërkaq, 20minuten.ch shkruan se në orët e vona të mbrëmjes, zjarrfikësit kanë mundur të vendosin nën kontroll zjarrin, me ç`rast helikopterët kanë ndërprerë punën e tyre. Mirëpo edhe më tutje rreth 120 veta janë duke u kujdesur për neutralizimin dhe moslejimin e përhapjes së sërishme të zjarrit.
Duke qenë se zjarri ka shkuar në drejtim të pyllit dhe shtëpitë e banuara ishin më larg, në asnjë moment nuk ka pasur rrezik për popullatën.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave











