Shkurt.ch
Shtohet numri i banorëve në qytete
Qytetet si Cyrihu dhe Gjeneva, përkatësisht periferitë e tyre po përjetojnë shtimin më të madh të popullsisë
Vjetari “Statistika e qyteteve zvicerane 2011”, i publikuar këto ditë, sjell lëvizjet më të reja të popullatës së qyteteve të Zvicrës. Sipas këtij publikimi, qytetet si Cyrihu dhe Gjeneva, përkatësisht periferitë e tyre po përjetojnë shtimin më të madh të popullsisë.
Rritje kanë shënuar edhe shumica e qyteteve të Zvicrës. Ndërsa në qytetet si Zug dhe Schaffhausen, përkundrazi, ka një rënie të numrit të banorëve.
Nga 152 vendbanimet e Zvicrës që konsiderohen qytete, gjatë vitit 2009 rritjen më të madhe e kanë përjetuar vendbanimet, pjesë e aglomeracionit të Cyrihut si Opfikon, Wallisellen dhe Volketswil. Këto vendbanime janë rritur për 3.6 deri 4%.
Ndërsa në pjesën frankofone të Zvicrës më së shumti është shtuar numri i banorëve në Meyrin dhe Grand-Saconnex, të dyja pjesë e aglomeracionit të Gjenevës, njofton news.ch.
Ndër qytetet me mbi 100 mijë banorë, më shumë janë rritur Lozana, Gjeneva dhe Winterthur-i. 1.2 deri 2.9 % është shkalla e rritjes së numrit të banorëve në qytetet në fjalë.
Me rritjen e numrit të banorëve, është shtuar edhe dendësia. Me 117 persona në një hektar, prin me dendësinë e banimit qyteti i Gjenevës. Pas tij vijnë Vevey (VD) me 77 banorë, dhe Carouge (GE) me 76 banorë për hektarë.
Vjetari statistikor i qyteteve zvicerane është marrë edhe me prirjet politike të banorëve të këtyre qyteteve. Kështu, partia FDP merr pjesë në numrin e kryetarëve të qyteteve me 35.5%, dhe 23.4% të delegatëve të parlamenteve të qyteteve.
Ndërsa SP vazhdon të ketë më së shumti përfaqësues në parlamentet e qyteteve, me 24.1%. Por, kryetarët e qyteteve të mëdha vazhdojnë të jenë me shumicë nga SP dhe të Gjelbrit.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit Reperi nga Cyrihu, EAZ, dhe kandidati i FDP-së nga Zurich Stapi, Përparim Avdili, kanë realizuar një... -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij











